Botë
Shpërthim i madh në Gana, raportohet për shumë viktima
20.01.2022 20:12
Dyshohet se shumë njerëz kanë vdekur pas një shpërthimi të madh pranë një qyteti minerar në perëndim të Ganës...

Policia thotë se një automjet që mbante eksplozivë minierash u përplas me një motoçikletë pranë qytetit të Bogoso.
Imazhet e shpërndara nga mediat lokale treguan një shtëllungë të madhe tymi të zi që ngrihej mbi ndërtesat e shkatërruara dhe mbeturinat e shpërndara ndërsa banorët bëjnë thirrje për ndihmë.
Policia nuk ka konfirmuar numrin e viktimave, por videot grafike tregojnë trupat e gjymtuar të viktimave.
Një krater i madh mund të shihet gjithashtu pranë një rruge, raporton bbc.
