Japoni, 1.200 babagjyshër në Osaka
Në shumë vende të botës veç më janë duke u zhvilluar ngjarje të ndryshme për të shënuar “Krishtlindjen” dhe fundin e vitit....

Do të ndalemi në Japoni, gjegjësisht në qytetin Osaka, ku sot rreth 1200 persona, duke përfshirë fëmijë dhe prindërit e tyre, të veshur si babagjyshër u mblodhën përpara stacionit të trenit në këtë vend.
Pjesëmarrësit u rreshtuan dhe secili në dorë mbante nga një letër, ku kishin shënuar dëshirat e tyre. Në momentin kur nga drejtuesit e ngjarjes u urua Festa e “Krishtlindjes”, të gjithë pjesëmarrësit të cilët mbanin në dorë letrat me dëshira, i kthyen nga ana tjetër dhe i vendosën mbi kokën e tyre, duke mbuluar pjesën e sipërme dhe në këtë formë ata formuan një bredh gjigant me një fytyrë të buzëqeshur në të, e cila kishte mesazhin “
Buzëqeshni njerëz të babagjyshit”.“Dua të kujdesem për të tjerët”- u shpreh një vajzë.
“Kjo është një kënaqësi. Do t’ia dërgoj dëshirën time babagjyshit”- theksoi një vajzë.
Në Prefekturën Nagasaki, në një vend të shenjtë në qytetin Unzen, njerëzit kanë krijuar një version gjigant të pishës tradicionale të Vitit të Ri, e dekoruar me shenja të quajtura “Kadomatsu”. Çdo “Kadomatsu” është 14 metra i gjatë dhe 9 metra i gjerë rreth bazës së tij. Një njeri, i cili jeton pranë faltores, tha se dekorimi “Kadomatsu” gjigant mahnit atë çdo vit. (Leunora Kaliqi, TVM2)
