Maqedoni

SHGM - KEMM: Mediat të mos këkrojnë senzacione në tragjedi personale

21.01.2022 11:19

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Këshilli për Etikë në Media (KEMM)...

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Këshilli për Etikë në Media (KEMM), u bëjnë apel mediave në mënyrë konsekuente ta respektojnë Kodin e gazetarëve kur raportojnë për ngjarje në të cilat ka pasoja tragjike të shoqëruara me jetë të humbura njerëzish. Shkas për këtë reagim të ripërsëritur, ishin titujt senzacional dhe informacionet e plasuara pas aksidentit të mbrëmshëm në afërsi të “City Mall”-it, ku jetën e humbi një vajzë 24-vjeçare.
 
“Publikimet përmes së cilave shfaqen kuadrot eksplicite nga aksidenti rrugor,  mund ta shqetësojnë opinionin dhe të shkaktojnë dhimbje shpirtërore shtesë tek anëtarët e familjes dhe personat e afërt të të vdekurve.
 
Mediat  sigurisht që e kanë obligim ta informojnë opinionin për informacione me interes publik, por duhet  ta respektojnë njëkohësisht edhe privatësinë e personit si edhe dhimbjen personale të të afërmve, në pajtim me nenin 8 të Kodit të gazetarëve sipas së cilit “mënyra e informimit në rast të tragjedive familjare duhet të lirohet nga senzacionalizmat”, theksojnë nga SHGM dhe KEMM.