Botë
Rekord infektimesh në Gjermani, parashikohet të trefishohen
21.01.2022 13:11
Gjermania shënoi një rekord prej 140,160 rastesh të reja me koronavirus të premten....

Gjermania shënoi një rekord prej 140,160 rastesh të reja me koronavirus të premten. Deri në mesin e muajit shkurt, mund të ketë të paktën 400 mijë raste të reja në ditë. Kjo shifër do të arrihej me një skenar optimist nëse dozat përforcuese ofrojnë mbrojtje më të madhe. Numri mund të rritet në më shumë se 600,000 raste të reja ditore, nëse dozat përforcuese do të ishin më pak mbrojtëse.
Autoritetet shëndetësore presin që numri i pacientëve në kujdesin intensiv në spitale, të rritet ndjeshëm gjatë javëve të ardhshme.
Në Gjermani kanë vdekur më shumë se 116 mijë njerëz nga koronvirusi. Një javë më parë, ky shtet raportoi 92,223 raste me të infektuar në ditë.
Rreth 73 për qind e popullsisë në Gjermani është imunizuar dhe 49 për qind kanë marrë vaksinat përforcuese, raporton Instituti për sëmundjet infektive “Robert Koch”.
Të hënën, udhëheqësit federalë dhe shtetërorë në Gjermani do të diskutojnë për masat për të frenuar rritjen masive të rasteve me koronavirus.
