Maqedoni

Tetovë, në trajtim spitalorë 7 kovid pacientë

21.01.2022 14:11

Shtatë persona të hospitalizuar të gjithë me oksigjen terapi është numri i të infektuarëve me Covid 19 në Tetovë...

Shtatë persona të hospitalizuar të gjithë me oksigjen terapi është numri i të infektuarëve me Covid 19 në Tetovë thonë nga Covid qendra. Ata thonë se për momentin shfrytëzojn repartin infektiv por nëse numri rritet, është i gatshëm dhe i furnizuar me mjete te nevojshme për terapi edhe reparti internistik.
 
“Të hospitalizuar për momentin në repartin infektiv janë shtatë pacientë, ku të gjithë janë pozitiv me Covid-19 dhe janë në oksigjen. Qendër për Covid për momentin shfrytëzohet vetëm reparti infektiv i spitalit të Tetovës, nëse numri i të prekurve me Covid-19 rritet është në gatishmëri edhe reparti internistik kati i parë dhe i dyti që ti pranojnë këto raste, i cili gjithashtu është i furnizuar me terapitë e nevojshme për të prekurit.”, tha Hasan Iljazi nga Covid qendra Tetovë.
 
Sa përket vaksinimit në Tetovë nurmi i të vaksinuarve ka arriturt mbi 50%, por sipas mjekëve javët e fundit është ulur numir i të interesuarve për tu vaksinur me dozën e parë, ndërsa është rritur interesimi per dozën e tretë. Mjekët apelojn që qytetarët të kenë kujdes dhe ti respektojnë masat anti Covid.
 
VISAR SADIKI