Maqedoni
Ambienti jetësorë: Inspektorët të dënojnë ndotësit e ambientit
21.01.2022 15:18
Pushteti Qëndrorë dhe ai lokal, nuk bëjnë mjaftueshëm për rritjen e cilësisë së ambientit jetësorë....

Pushteti Qëndrorë dhe ai lokal, nuk bëjnë mjaftueshëm për rritjen e cilësisë së ambientit jetësorë vlerësojnë nga sektori jo qeveritarë. Sipas tyre institucionet vetëm japin rekomandime apo masa kozmetike, përderisa problemet radikale si “ndotja e ajrit” kërkojnë zgjidhje radikale. Sipas ambientalistëve nevoiten mëshumë mjete për modernizimin e industries, ndërsa theksojnë se rol kyç kanë inspektorët e ambientit jetësorë të cilët duhet të dënojnë ndotësit e ambientit.
“Me vendime gjyqësore në vendin tonë është dënuar vetëm një subjekt. Vetëm një supermarket në Gjevgjeli është dënuar për ndotje ajri, ndërsa shumë ndotës të tjerë asnjëhër nuk kanë marrë dënimin e duhur.”, tha Arianit Xhaferri nga Eko Guerrila.
Për ndotjen e ajrit duhet të bëhet shumë, duhet patjetër të ketë balans mes furnizimit stabil me energji dhe pasojava nga ana tjetër, thonë nga delegacioni i Unionit Evropian.
“Kjo mund të bëhet vetëm me një transfer të shpejtë nga lëndët djegëse fosile në burime të riparueshme. Kur e shohim gjendjen aktuale në tregun energjetik, duke pasur parasysh paqëndrueshmërinë dhe pasigurinë e furnizimit me lëndë djegëse fosile, ky është i vetmi drejtim që duhet të shkojmë.”, tha Shtefen Hudolin, bashkëpuntorë i delegacionit të BE-së.
Në Maqedoni mbrojtja e ambientit ështëe vetmja sferë në të cilën nuk ka ndarje. Të gjithë duam të jetojmë në një rreth më të pastër, të thirthim ajër më të pastër dhe të kemi jetë më cilësore, thonë nga Institute Shkencorë për Komunikime.
“Te ne rrallë herë ka përgjegjësi, njerëzit hudhin kimikale në lumej dhe askush nuk përgjigjet për këtë,disa fabrika apo ndotës të tjerë më të vegjël, e ndosin ajrin dhe askush nuk përgjigjet për këtë.”, tha Zhaneta Trajkovska, kryetare e Institutit për Studime Komunikimi.
Nëse nuk dënohen ndotësit atehër fitimi është shumë më i madh, por do të vazhdojmë të thithim ajër të ndotur, ashtu si edhe ujin që pimë.
FARIJE DAUTI BAKIU
