Ekonomi
SH.A EMV merr në menaxhimi BEG dhe ngrohtoren Shkup-Veri
21.01.2022 15:39
SH.A EMV merr menaxhimin me BEG dhe ngrohtoren Shkup....

SH.A EMV merr menaxhimin me BEG dhe ngrohtoren Shkup. Qeveria për këtë qëllim ka lëshuar 6 milion euro ne konton e EMV-se për të menaxhuar furnizimin me energji termike në Shkup. Këto mjete siç tha ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi do të përdoren edhe në pjesën për pagesën e dallimit të çmimit real dhe atij momental te energjisë termike per gjithë vitin 2022. I pyetur se a janë të mjaftueshme vetëm gjashtë milionë euro për gjithë sezonin e nxemjes, Bekteshi tha se këto projeksione janë bërë nga EMV, KRE sipas çmimit të berzave të gazit në muajin janar, për më tej do të ndiqet situata.
“Gjashtë milionë euro do të kalojnë në llogarinë e EMV për të menaxhuar shpërndarjen, furnizimin dhe prodhimin, licenca që BEG do ti posedoj për të gjithë sezonin e ngrohjes. Këto projeksione janë bërë në bazë të çmimeve ekzistuese dhe ato të bursës, posaçërisht për muajt shkurt dhe mars dhe prej se të kemi oferta, sigurisht që mund të jetë më I ulët, por mund të jetë një çmimi që do të na kushtojë mund të jetë më i lartë. Por, sipas të gjitha parashikimeve, çmimet me siguri do të jenë më të ulëta se sa kohë më parë.”, tha Kreshnik Bekteshi, minister i ekonomisë.
Detajet e marrëveshjes mes EMV dhe BEG ende janë të panjohura për opinionin. Muajin e fundit shkupjanët kanë pasur ndalesa me ngrohjen për shkak të krizës që u shkaktua si rezultat i çmimeve të larta të gazit.
Shpallja e gjendjes së krizës në sektorin energjisë termike në vend erdhi pasi BEG paralajmëroi se nuk ka kapçacitet për tu furnizuar me gaz. Qeveria vendosi që me BEG dhe me ngrohtoren Shkup-Veri të menaxhon SHA EMV.
ERSAN PAJAZITI
