Maqedoni

Vizita e kryeministrit bullgar Petkov në Shkup, reagon opozita dhe ish politikanët

21.01.2022 16:17

Vizita e kryeministrit bullgar Kiril Petkov në Shkup, ka shkaktuar reagime tek opozita bullgare...

Ish ministri I jashtëm Daniell Mitov, ka thënë se entuziazmi i kreut qveritar bullgar për zgjidhjen e dallimeve mes palëve, nuk buron nga opinioni bullgar.
 
Duhet të mbajë përgjegjësi Petkov  dhe të sqarojë para qytetarëve për atë se çka ndodh në Shkup, ka thënë Mitov, duke e rikujtuar pozitën bullgare  të  respektojë linjat e kuqe që kanë të bëjnë me historinë e dy shteteve.
 
“Logjika për të lëshuar Maqedoninë e Veriut të negociojë ndërsa më pas të zgjidhen disa probleme, kushte që nuk i plotëson, kjo është problematike. Kështu ndodhi edhe me Serbinë. Filloi bisedimet me BE-në, ndërsa më pas u shtri  ndikimi rus në Serbi”, u shpreh ish ministri i jashtëm bullgar Daniell Mitov.
 
Raportet mes dy shteteve i kanë komentuar ish  kryetarët bullgar, Gjorgji Përvanov dhe Rosen Plevneliev.  Duhet koncept për historinë e përbashkët porositën  ata,   ndërkaq  ftojnë Shkupn të çlirohet nga idelogjitë e kaluara dhe të përqafojë vlerat evropiane.
 
“Na nevojiten lexime të reja, shkrime, formulim i konceptit të ri për historinë e përbashkët”, theksoi ish presidenti bullgar Gjorgi Përvanov.
 
“Nevojiten reforma në Shkup që të dëshmojnë se atje repsketohen vlerat evropiane. Kjo d.m.th. të tërhiqen nga gjuha e urrejtjes, që është vlerë evropiane”, u shpreh ish presidenti bullgar Rosen Plevneliev.
 
Ish politikanët bullgar e vlerësojnë hap të ngutur formimim e grupeve për implementimin e Marrëveshjes për Fqinjësi. Sipas tyre, këtyre bashkëpunimeve duhej ti paraprinte  fillimsht përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e vendit dhe plotësimi i disa kushteve tjera.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU