Çair, donacion për Qendrën për Fëmijë me Autizëm
Në kuadër të aksionit humanitar “Që humaniteti të bëhet shprehi”, Qendra Ditore për Fëmijët me Autizëm në Fushtophanë të Shkupit ka pranuar një donacion në rekuizita specifike, të nevojshme për trajtimin e këtyre fëmijëve....

“Jemi të kënaqur, të gëzuar dhe të lumtur që ky donacion e ka arritur qëllimin e tij. Një pjesë e kësaj fushate ishte edhe ngritja e vetëdijes së qytetarëve për nevojat në rritje të mjeteve shtesë si të Qendrës së Fëmijëve me Autizëm, ashtu edhe institucioneve tjera shëndetësore dhe sociale”- deklaroi nga Kompania “Natusana”.
“Publikisht e falënderoj “Natusana”-Maqedoni për përgjegjësinë e dëshmuar shoqërore, e që paraqet shembull pozitiv për të gjithë ne, për të gjitha organizatat dhe kompanitë, për të gjithë qytetarët që të dëshmojmë aspektin human dhe t’u mundësojmë të gjithë fëmijët tanë, përfshirë edhe fëmijët të cilët qëndrojnë në këtë qendër ditore, të fitojnë trajtim specifik”- tha Tanja Mishovska-Stojkovska nga Qendra për Trajtimin e Fëmijëve me Autizëm në Fushëtophanë-Shkup.
Qendrën Ditore për Autizëm në Fushtophanë të Çairit aktualisht e vizitojnë 15 fëmijë, të cilët me rekuizitat e këtij donacioni do të kenë mundësi të marrin trajtimin e duhur. (Gyltene Sinani, TVM2)
