Maqedoni
Saraj, inaugurohet rruga numer 1
21.01.2022 16:38
Në komunën e sarait është inauguruar rriga numër nji, e cila të çon drejt Parkut të Sarajit...

Gjatë inagurimit, kryetari i kësaj komune, Blerim Bexheti bëri të ditur se proekti është realizuar në kuadër të programit TAV me bashkëfinancim me Komunën e Sarajit.
“Jemi dëshmitarë të kësaj rruge e cila është në gjatësi prej 600 metra dhe ka kushtuar 20 milionë denarë. Gjerësia e rrugës është 6 metra, është me trotuare nga të dyja anët dhe kjo do të ndihmojë për zhvillimin e mëtutjeshëm më të mirë të Parkut të Sarajit. Ka kanalizim atmosferik dhe fekal dhe gjithashtu edhe ndriçimi rrugor është kështu dhe mendojmë se i plotësojnë të gjitha standardet e kohës që të kemi një infrastrukturë të mirë si për zhvillimin e parkut si për dobinë e qytetarëve”, u shpreh kryetari i komunës së Sarajit, Blerim Bexheti.
Pavarisht se vendi ndodhet në krizë ekonomike, projektet infrastruikturore do të kenë mbështetjen e ministrive përkatëse,u tha me këtë rast.
“Kemi të bëjmë më një vit të krizës ekonomike, është I rëndësisë të vecant që projektet infrastrukturore dhe kapitale të realizohen në kohën e paraparë”, theksoi ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi.
“Si Ministri kemi pasur shumë sfida serioze shkaku i pandemisë, e cila ka ndikuar të këto investime kapitale. Ne edhe metej përskaj sfidave që po përballemi do të realizojmë samëshumë projekte që është e mundur”, u shpreh zv/ministri i transportit Bekim Bexheti.
Rrugën numër nji është e vetmja rrugë që lidh me qendrën e Sarajit, ndërsa të njejtën e shfrytëzojnë çdo ditë edhe banorët e Krushopekut dhe Llokës.
ERSAN PAJAZITI
