Botë

Gjenevë, takimi Blinken-Lavrov përfundoi pa marrvehsje

21.01.2022 17:54

Diplomatët më të lartë të Shteteve të Bashkuara dhe të Rusisë, kanë zhvilluar bisedime në Gjenevë...

Diplomatët më të lartë të Shteteve të Bashkuara dhe të Rusisë, kanë zhvilluar bisedime në Gjenevë, në një përpjeke të vazhdueshme për të lehtësuar tensionet e ngritura prej javësh, mes shqetësimeve se Rusia do ta pushtojë Ukrainën, pavarësisht paralajmërimeve për pasoja të rënda.
 
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, dhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, u takuan në përpjekje që të shmangin një luftë të mundshme në Evropë. Por në disa deklarime menjëherë pas takimit, Lavrov ka thënë se shpreson që “emocionet do të ulen”, pas bisedimeve “të sinqerta” me Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë qenë “të hapura” dhe “të dobishme”, ndonëse nuk është arritur te ndonjë pikë kthese në bisedime.
 
As bisedimet e disa ditëve më parë nuk kanë arritur të krijojnë një urë për të tejkaluar ndasitë në mes të kryeqyteteve të Perëndimit dhe Moskës. Blinken, në anën tjetër, ka paralajmëruar për kundërpërgjigje “të shpejtë dhe të ashpër” nëse Rusia pushton Ukrainën, por theksoi se Uashingtoni mbetet i hapur për të gjetur një zgjidhje diplomatike për krizën.
 
Rusia ka grumbulluar më shumë se 100,000 trupa në Krime dhe pranë kufijve të Ukrainës, duke ngritur alarmin në kryeqytetet perëndimore se Moska po përgatit veprime të mëtejshme ushtarake kundër Ukrainës.