Botë
Afër 3000 raste me kovid 19 brenda 24 orësh
21.01.2022 19:11
Kosova ka shënaur rekord të ri infektimesh me kovid 19 në 24 orët e fundit...

Ministria e Shëndetësisë, ka njoftuar se janë regjistruar 2,943 raste të reja pas testimit të 11,563 mostrave.
Shkalla e pozitivitetit nga mostrat e marra është 25.45 për qind. Në 24 orët e fundit është regjistruar një viktimë.
Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar se edhe 317 persona janë shëruar, derisa numri I rasteve aktive është rritur në 12,396 persona.
Pas rritjes së rasteve me kovid 19, Qeveria e Kosovës pritet të miratojë masa të reja kufizuese, përfshi edhe ato për kalimin e kufirit.
