Maqedoni
Klinika infektive në Shkup, afër plotësimit të kapaciteteve spitalore
21.01.2022 18:13
Numri i kovid pacientëve që u drejtohen ambulatave por edhe spitaleve në vend ditëve të fundit...

Numri i kovid pacientëve që u drejtohen ambulatave por edhe spitaleve në vend ditëve të fundit po shënon rritje të ndjeshme. Aktualisht numri i pacientëve në trajtim spitalorë është 512, ndërsa qindra pacientë kërkojnë shërbime ditore në ambulanta.
Milena Stevanoviç drejtoreshë e klinikës infektive në Shkup, thot se numri i madh i personave të infektuar me kovid 19 të cilët kanë nevojë për kontrolle mjeksore do të rrisë edhe numrin e pacientëve në trajtim spitalorë. Ajo njëherit thekson se piku i valës së skaktuar nga Omikoron ende mund të mos jetë arritur, ndërsa kapacitetet spitalore janë afër plotësimit.
“Kam frikës e pikun ende nuk e kemi arritur dhe numrat që priten jnaë me të vërtetë të frikshëm, presim numër enorm të kontrolleve në ambulata gjithsesi kjo do të kontribuojë edhe te një numër më i madh i të shtruarve në spital. Ashtu siç zhvillohet situata, ashtu edhe do të reagohet, kishim takime me komisionin dhe minsitrin për të planifikuar në ditët në vazhdim nëse ka nevojë çfar duhet të ndërmerret, në kuptim të plotësimit të kapacitetev spitalore, siç e kemi bërë në dy vitet e kaluara”, u shpreh drejtoresha e klinikës Infektive, Milena Stevanoviç.
Poliklinika e Çairit, pak interesim për vaksinim me dozën e parë
Është rirtur edhe numri i personave të cilët kërkojnë ndihmë mjeksore në poliklinikën e Çairit.
“Gjatë kësaj jave është rritur dukshëm numri i pacientëve të cilët vijnë të vizitohen në poliklinikën e Çairit. Ata vijnë me simptoma të lloit omikron të virusit cars-kov dy, kryesisht me kokëdhembje dhembje të trupit dhe temperaturë të lartë mbi 38 gradë”.
Për dallim nga rritja e numrit të pacientëve me simtome të kovid 19, interesimi për tu vaksinuar ka shënaur rënie.
“Gajtë kësaj jave rrjedha e vaksinimit po shkon në mënyrë lineare nuk ka edhe shum pacient që vijnë. Këtë javë për dozën e parë kanëa rdhur 142 pacient, për dozën e dytë 200 pacient dhe për dozën e tretë 235 pacientë”, theksoi Vlora Azizi nga pika e vaksinimit në poliklinikën e Çairit.
Edhe qytetarët që i hasëm në poliklinikën e çairit ishin kryesisht persona që janë vaksinuar me dozën e dytë apo të tretë.
“I kam marr të dyjat, të tretën nuk e kam marr”, u shpreh qytetari.
“E kam marr të tretën, tash e morra, po ndjehem mir edhe të parën e të dytën kur e kam marr ka qen mir”, theksoi qytetari.
“E kam marr edhe vaksinën edhe e kam kaluar kovidin, për dozën e tretë nuk më ka ardhur koha”, u shpreh qytetari.
Përveç në kryeqendrë gjendje e ngjashme po mbretëron edhe në qytetet tjera ët vedit. Minsitria e shëndetësisë ko anjoftuar se aktualisht në mbar vendin ka edhe 188 krevet të lirë për kovid pacientë. Nga kjo ministri theksojnë se sipas nevojës kapacitetet do të rriten.
VLORA LATIFI TOPOJANI
