Kosova me shpresa reale të bëhet anëtare në FIBA

24.12.2014 14:45

Asociaconi i Basketbollit të Kosovës është duke tentuar në secilën mënyrë, për tu pranuar në shtëpinë e basketbollit europian, FIBA...

Lidhur me këtë, mediat serbe, gjatë ditës së sotme janë shprehur shumë të irrutuar me këtë lajm, pasi nuk e kanë të qartë sesi mund të ndodhë një gjë e tillë.

Pasi para një kohë është pranuar në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (KON), Kosova, ashtu edhe si që prittej, tani është diku shikuar që të bëj një tjetër hap shumë të madh në drejtim të pozitivitetit në sport dhe thuhet se është shumë pranë që të pranohet në shtëpinë e basketbollit europian.

Nga ana tjetër, mediat serbe kanë mbetur të habitur me këtë lajm, pasi ende nuk e kanë të qartë sesi Kosova me këto kushte, sipas tyre jo të plota, mund të pranohet në një nivel kaq të lartë ndërkombëtarë.

Edhe zëvendës-presidenti i Federatës Basketbollistike të Sërbisë, Dejan Bodiroga, në një prononcim për mediat sërbe, nuk ka mundur ta pranojë këtë vendim pasi i është dukur si një vendim 'skandaloz'.

Ndryshe, takimi i ardhshëm që do të mbahet në mars pritet të jetë vendimtar në pranimin e Kosovës në FIBA. Serbët janë duke iu frikësuar shumë këtij takimi dhe kanë thënë se do të bëjnë gjithçka që është e mundur, që Kosova të mos arrijë një gjë të tillë.