Botë
Kovid 19, rekorde infektimesh me Omikron në Evropë
21.01.2022 19:37
Parlamenti austriak ka miratuar vaksinimin me detyrim kundër COVID-19...

Parlamenti austriak ka miratuar vaksinimin me detyrim kundër COVID-19, për të gjithë popullsinë e moshës madhore, duke u bërë vendi i parë i BE-së që merr një masë kaq drastike.
Të gjitha partitë, përveç ekstremit të djathtë e aprovuan vendimin e ri. Doris Bures, Kryetare e Këshillit Kombëtar austriak ka bërë të ditur se nga 170 vota në tërsi, 137 vota janë pro dhe 33 vota janë kundër, duke u miratuar kështu projektligji për vaksinim të detyrueshëm.
Ndërkohë vala e përhapjes së Omikronit po shkakton rekorde të reja infektimesh në vendet e Europës Qendrore dhe Lindore.
Gjermania shënoi rekord të ri infektimesh për gjithë periudhën e pandemisë me mbi 140 mijë raste. Ekspertët e virologjisë presin që infektimet ditore të arrijnë mbi 400 mijë raste brenda pak ditësh, edhe ne Gjermani po bisedohet për vaksinim të detyrueshëm.
Ndërkohë me mbi 200 mijë raste ditore të COVID-19 në Brazil është shënuar numri më i lartë i rasteve të regjistruara në një ditë që nga fillimi i pandemisë e deri më tani.
Rekorde të reja infektimesh edhe në Rusi, Çeki, Rumani, Ukrainë e Poloni. Infektimet janë në rënie në Shtetet e Bashkuara, por vdekjet ditore shënuan shifrën më të lartë prej Shkurtit të kaluar me 2700 raste.
