Botë

Qeveria e Kosovës vendosë masa kufizuese, në kufi lejohet hyrja vetëm me dozën e tretë

21.01.2022 20:03

Kosova ka shënaur rekord të ri infektimesh me kovid 19 në 24 orët e fundit...

Kosova ka shënaur rekord të ri infektimesh me kovid 19 në 24 orët e fundit, duke e detyruar qeverinë e Kosovës të vendosë masa të reja kufizuese. 
 
Sipas këtij vendimi qytetarët që hyjnë në Kosovë duhet të jenë të vaksinuar plotësisht dhe të kenë edhe dozen e tretë përforcuese.
 
Ata që nuk kanë dozën përforcuese, duhet të kenë test negativ PCR, të vlefshëm për 48 orë. Poashtu do të aplikohet kufizimi i qarkullimit nga ora 22:00 deri në orën 05 të mëgjesit. Mbledhjet në ambiente të mbyllura lejohen me maksimum 30 persona. Ndalohet veprimtaria e klubeve të natës dhe organizimi i festivaleve, koncerteve, apo dasmave e fejesave.
 
Ndalohet edhe mbajtja e pritjes për ngushëllime. Gastronomisë i lejohet puna deri në orën 21:00. Muzika në lokalet e gastronomisë lejohet deri në orën 20:30. Vendimi hyn në fuqi nga 22 janari deri më 4 shkurt.