Botë

Irak, vriten 11 ushtarë në një sulm të terroristëve të DEASH-it

21.01.2022 20:22

Në një sulm të terroristëve të DEASH-it ndaj pjesëtarëve të forcave të sigurisë në Irak...

Në një sulm të terroristëve të DEASH-it ndaj pjesëtarëve të forcave të sigurisë në Irak janë vrarë 11 ushtarë.
 
Komanda e operacioneve në Diyala tha se terroristët e DEASH-it kryen sulmin në Uzaym, Diyala.
 
Të paktën 11 ushtarë irakianë humbën jetën.
 
Një delegacion i lartë ushtarak doli në terren pas sulmit ndërsa hetimet janë në vazhdim./Top Channel