Januzaj i thotë po Interit
24.12.2014 14:47
Mediat italiane raportojnë se Adnan Januzaj ka pranuar huazimin te skuadra e Interit...

19 vjeçari ka humbur vendin te skuadra e Manchester United me ardhjen e Louis Van Gaal dhe gjatë afatit kalimtar të janarit pritet të huazohet te Real Sociedad apo Inter.
Sipas Sportmediaset , Januzaj ka pranuar huazimin te skuadra e Mancinit i cili vetë ka pranuar se dëshiron transferimin e dy mesfushorëve të krahut. Veç Januzajt, “Neruazurët” duan shërbimet e Aaron Lennon.
