Omikron në botë, virologët: Me vaksinim, së shpejti fundi i pandemisë
Në javët në vijim pritet infektim masiv me omicron....

Në javët në vijim pritet infektim masiv me omicron parashikojnë virologët. Njoftojnë se me imunitet të lartë të fituar nga vaksinimi së shpejti pritet fundi i pandemisë. Ata inkurajojnë botën që të kthehet në jetën normale këtë vit.
Sipas tyre varianti omicron është një shans dhe se herët a vonë të gjithë do të infektohen me Covid 19.
Ata shtojnë se imuniteti i popullatës po zhvillohet në drejtimin e duhur. Duke ndjekur shembullin e vendeve të tjera, Irlanda hoqi kufizimet.
Vendi është një nga vendet më të kujdesshëm në Bashkimin Evropian në lidhje me rreziqet e koronavirusit, i cili ka zbatuar një nga kufizimet më të mira të udhëtimit. Qeveria ka vendosur që nuk do të ketë nevojë të mbyllen baret dhe restorantet në orën 20:00 dhe t'u kërkohet klientëve dëshmia e vaksinimit.
Hapësirat e mbyllura dhe të hapura do të funksionojnë me kapacitet të plotë. Irlanda doli në vendin e dytë javën e kaluar pasi u infektua rishtazi me koronavirus në Evropë, por edhe në vendet evropiane me shkallë të lartë vaksinimi.
Autoritetet braziliane në Rio de Zhaneiro dhe Sao Paulo kanë njoftuar se do të shtyjnë paradat tradicionale të shkollave për samba deri në fund të prillit për shkak të përshkallëzimit të rasteve të të infektuarve rishtazi me rastin omikron të Covid 19 në vend. Më parë, festimet e karnavaleve u anuluan, por ata ende planifikojnë të mbajnë parada shkollore për samba në fund të shkurtit. (Gyltene Sinani, TVM2)
