Infektologët, qytetarët të vaksinohen dhe të jenë të kujdesshëm
Komisioni për Sëmundje Infektive....

Komisioni për Sëmundje Infektive ka propozuar shkurtimin e karantinimit të personave të infektuar me kovid 19, nga 10 në 7 ditë.
Por infektologët thonë se kjo nuk duhet të shërbejë për qytetarët që të çlirohen, thonë infektologët. Simptomet e omikron janë më të lehta, por në vend është i pranishëm edhe lloji Delta, i cili shkakton gjendje më të rëndë klinike.
“Nuk do të thotë se populli duhet çliruar pa u shqetësuar se do të infektohet. Omikroni është në përqindje të lartë por tek ne është e pranishme edhe Delta. Këtë e thekdoj për të kuptur se gjendja klinike mund të mos jetë aq e lehtë, siç e presim nga infektimi me Omicron. Apeloj për seriozitet nga secili individ edhe të ri edhe të vjetër” – thotë infektologu.
Mjekët përsërisin apelin për vaksinim qoftë për tu mbrojtur apo për të kaluar me simptome më të lehta virusin. Në punktet e vaksinimit vërehet rënie e interesimit për vaksinim, megjithse ka edhe qytetarë që preferojnë të vaksinohen edhe pasi e kanë kaluar virusin.
"Do ta marr vaksinën, e kam kaluar edhe virusin para tre muajsh, mendoj se tani është koha të vaksinohem".
"E kam dozën e tretë, nuk e kam kaluar virusin, gjithçka ishte në rregull".
"Jam vaksinuar me fajzer dozën e tretë, e kam marr edhe vaksinën sezonale" – thanë disa nga qytetarët e anketuar nga TVM2.
Autoritetet shëndetësore vlerësojnë se ende është herët për të hequr certifikatin e vaksinimit, pasi përqindja e të vaksinuarve në vend ende është e ulët.
Ditëve të fundit është rritur ndjeshëm numri i infektimeve, por siç kanë bërë të ditur autoritetet shëndetësore ende ka vende të lira në klinimat infektive. (Gyltene Sinani, TVM2)
