Grupet punuese, seanca ndërqeveritare Shkup-Sofje, Milevski: Orientohemi nga e ardhmja

22.01.2022 15:23

Grupet punuese të Qeverisë nisen për Sofje...

Grupet punuese të Qeverisë nisen për Sofje, në takimin dyditor me qeverinë Bullgare me një qasje të re dhe projekte dhe propozime konkrete. Ministri i pushtetit lokal, Goran Milevski, thotë se për dallim nga qasja e deritanishme ku fokusi ka qenë në çështje historike, bashkëpunimi do të fukusohet në të ardhmen dhe propjektet me interes të ndërsjellë për qytetarët e dy vendeve.

“Deri tani diskutohej vetëm në një temë, për historinë dhe dallimet historike, ndërsa tani hapim kapituj të rinj përkatësisht orientohemi nga e ardhmja. Orientimi ynë është që të lidhim qytetarët, të përshpejtohet këmbimi ekonomik, këmbimi i mallrave, shërbimeve dhe turistëve. Kurt ë sigurojmë infrastrukturë të mirë e gjithë kjo do të zhvillohet edhe me intensitet më të madh edhe pa pengesa.” – tha Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Goran Milevski.

Milevski: Janë dakorduar kahjet e veprimit

Konsideron se vizita e kryeministrit bullgar Kiril Petkov dhe qeverisë së tij i ka dhënë një frymë të re bashkëpunimit dypalësh. Pret që ky bashkëpunim të rezultojë me heqjen e bllokadës bullgare dhe fillimin e negociatave për në BE.

“Është e dukshme që ka efekte dhe inpulse positive pasi veç më është dakorduar séance ndërqeveritare e cila do të mbahet të hënën dhe të martën në Sofje. Janë dakorduar kahjet e veprimit të mëtejshëm dhe tejkalimi i shpejtë i dallimeve që kanë dy shtetet me qëllim që të rritet miqësia mes dy popujve por edhe të fillojnë bisedimet për anëtarësim në BE.”   - u shpreh Milevski.

Si ministër i vetëqeverisjes lokale dhe anëtar i Grupit për infrastrukturë, lidhje dhe bashkëpunim ndërkufitar, Milevski thotë se prioritet I tij do të jetë bashkëpunimi ndërkufitar dhe shfrytëzimi i fondeve IPA që kanë të bëjnë me përmirësimin e bashkëpunimit ndërkufitar si dhe hapja e pikës kufitare Klepallo afër Berovës. (Shpëtim Nuredini, TVM2)