VMRO do zgjedhje të parakohshme pa qeveri teknike

22.01.2022 16:22

VMRO DPMNE konsideron se zgjedhje të parakohëshme do të ketë....

VMRO DPMNE konsideron se zgjedhje të parakohëshme do të ketë, por, paraprakisht ajo do të parashtrojë pr/ligj për ndryshimin e Ligjit për Qeveri, për të shfuqizuar qeverinë teknike, 100 ditë para zgjedhjeve.

Janë ta gatshëm që në ndërkohë të miratohen edhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor që Maqedonia e Veriut nga gjashtë njësi zgjedhore të shndërrohet në një njësi zgjedhore.

“Ne paralajmëruam se do të parashtrojmë ligj për zgjedhjet e parakohëshme paralamentare që do të ndodhin me çdo kusht, pavarësisht se çfarë mendojnë në LSDM. Në atë pr/ligj do të ketë fshirje të nëntë pikave që kanë të bëjnë me qeverinë teknike, të cilën patëm mundësi ta shohim se si funksionon në vitet e shkuara para zgjedhjeve.”  - tha zëdhënësi i VMRO DPMNE-së, Dimçe Arsovski.

LSDM kundër zgjedhjeve, pro ndryshimit të kodit

Mirëpo LSDM është e bindur në qëndrueshmërinë e shumicës parlamentare dhe konsideron se zgjedhje të parakohëshme s’do të ketë.

“Në kohën kur shteti ballafaqohet me krizë energjetike, Mikockski dhe VMRO në vend se të ofrojnë zgjidhje, ata kërkojnë zgjedhje të parakohshme parlamentare për t’i bllokuar proceset dhe ekonomia të stagnojë.” -thonë nga partia e Kovaçevskit.

“Shumica parlamentare është stabile dhe kjo u dëshmua edhe gjatë zgjedhjes së Qeverisë. Konsiderojmë se pas 15 viteve, një qeveri duhet të çojë mandatin katër vjeçar deri në fund.”  - tha zwdhwnwsja e LSDM-sw, Bogdanka Kuzeska.

Sa i takon ndyshimit të Kodit Zgjedhor, LSDM rikonfirmoi qëndrimin pro kërkesës së partive më të vogla që Maqedonia të jetë një njësi zgjedhore me lista të hapura. Konsideron se për këtë duhet konsensus i gjërë politik pasi ndryshimi i Kodit elektoral e kërkon një gjë të tillë. (Shpëtim Nuredini, TVM2)