VMRO DPMNE kundër Spasovskit, për skandalet e policisë, turpin e mban RMV

22.01.2022 16:47

VMRO DPMNE nuk e do Oliver Spasovskin në krye të Ministrisë së Punëve të Brendëshme...

VMRO DPMNE nuk e do Oliver Spasovskin në krye të Ministrisë së Punëve të Brendëshme. Konsiderojnë se edhe ai është dashur të mbajë përgjegjësi për rasti “Sozia”, ku sipas VMRO DPMNE-së, është dëshmuar se MPB u ka lëshuar pasaporta personave të krrimit ndërkombëtar.

“Pas një skandali të madh ku u dëshmua se policia maqedonase ka lëshuar pasaporta për mafiozë botëror, për të cilët u akuzuan disa nëpunës në Polici, Oliver Spavosvki, vazhdon të jetë ministër dhe të udhëheq policinë e Maqedonisë. Dhe, për aq kohë sa Spasovski është në krye në Policisë, turpin për skandale të tilla do ta mbajë e gjitha Maqedonia.” – tha zëdhënësi i VMRO DPMNE-së, Naum Stoilkovski.

MPB: Rasti “sozia” është zbardhur

Ministria e Punëve të Brendshme mohoi akuzat e VMRO-DPMNE-së për dhënie të pasaportës maqedonase personit Radoje Zvicer.

“Kujtojmë se rasti “Sozia” është zbardhur dhe tashmë janë shqiptuar aktvendimet e gjykatës, ndërsa të gjitha dokumentet e udhëtimit që kanë të bëjnë me këtë hetim janë anuluar në procedurë administrative dhe nuk janë të vlefshme apo nuk mund të përdoren”, thonë nga MPB. (Shpëtin Nuredini, TVM2)