Kontesti me Bullgarinë, takimet, Kacarska: Dinamikë e re, shpresë për zgjidhje
Dy kryeministrat Kovaçevski dhe Petkov....

Dy kryeministrat Kovaçevski dhe Petkov duket të kenë ngritur një dinamikë të re në bisedime drejt zgidhjes së mosmarrëveshjeve dypalëshe, vlerëson Simonida Kacarska, nga Institui për PolItikë Evropiane.
Ajo thotë se nuk mund të prognozohet ndonjë rezultat konkret por ky bashkëpunimi i ri sipas saj, lë të shpresosh se gjërat po lëvizin në drejtim të duhur.
“Një hap i bërë nga ana jonë është notifikimi në Kombet e Bashkuara, realisht përdorimi emrit të shkurtër i shtetit. Kjo ka qenë pjesë e paketit të cilat i kërkoi Radev në pakon 5+1. Sigurisht është një shenjë e vullnetit të mirë nga ana jonë. Cfarë do të sjell kjo nga pala bullgare, mbetet të shihet” – tha Drejtoresha e Institutit për politikë europiane, Simonida Kacarska.
Dy kryeministrat e rinjë, Ramadani: Më të relaksuar për të kaluarën
Edhe për analistin politik Ismet Ramadani, dy kryeministrat Kovaçevski dhe Petkov duket se po hapin një faqe të re të bisedimeve dhe që të dy nuk ngarkohen shumë për historinë dhe duan këtij kontesti ti japin fund.
“Ajo që është me rëndësi është se se po zgjerohet gama e bisedimeve dhe pothuajse po preken të gjithsa poret e jetës së qytetarit. Në qoftë se vazhdojnë me këtë mënyrë të komunikojnë, me takime të ndryshme, me komisione të cilat do të kryejnë punë konkrete, iniciativa të tjera, atëherë ekziston mundësia që gjithë ai fjalor që mbushi me negativitet raportin maqedono-bullgar, dalëngadalë të spostohen ato mënyra të komunikimit dhe defitnitivisht çështjet që fillimisht duken të vogla por gjithnjë e më shumë do të krijojnë raporte të mira komunikimi” – tha analisti politik, Ismet Ramadani.
Njohja e shkurtesës së emrit të shtetit nga Sofja, paraqet elementin e parë të tërhequr nga lista e problemeve dypalëshe.
Formimi i grupeve të punës, mbledhja e përbashkët e qeverive në Sofje me 25 janar dhe bashkëpunimet tjera mes dy shteteve, duket të jenë shpresë në drejtim të tejkalimit të dallimeve mes RMV-së dhe Bullgarisë. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)
