Kodi zgjedhor, Nuhiu: Pa kushtëzime për zgjedhje të parakohshme
Ndryshimet në kodin zgjedhor...

Ndryshimet në kodin zgjedhor në një periudhë të afërt do të mbeten çështje e hapur edhe përkundër deklarimeve pozitive të partive politike.
Sipas politikologut Qani Nuhiu inicijativa nuk duhet të kushtëzohet me zgjedhjet e parakohshme, pasi në këtë formë pamundëson realizimin e ndryshimeve të cilat veçmë nuk përkrahin zgjedhjet. Nuhiu thotë se ndryshimet duhet të jenë thelbësore.
“Sikur të ishte motiv edhe sikur të pranohej të ndryshohet kodi zgjedhor nuk do të ishte në rregull për dy ose tre muaj pas ndryshimit të kodit zgjedhor të kemi zgjedhje të parakohshme pasi nuk përket me parimet e demokracisë. Ky kod zgjedhor është miratuar në vitin 2002, menjëherë pas ngjarjeve të vitit 2001 dhe sipas njohurive që unë kam në kod zgjedhor është intervenuar 32 herë saqë intervenimet e mëtutjeshme jo të plota përsëri nuk do të sillnin tek efekti i dëshiruar.” – tha politokologu Qani Nuhiu.
Nuhiu: Listat e hapura, pjesë e ndryshimeve
Sipas Nuhiut pjesë e ndryshimeve duhet të jetë edhe modeli i listave të cilat duhet të jenë të hapura.
“E avancon demokracinë, sjell deri tek cilësia në përfaqësimin politik edhe fuqinë politike e kthen më tepër tek votuesit ndërsa më pak tek liderët politik. Prandaj e shoh si të nevojshme intervenimin në kodin zgjedhor. Mirpo interevnimi vetëm i njësive nuk do të ishte i plotë pa i futur aty të detyrueshme edhe listat e hapura.” - u shpreh Nuhiu.
Kalimi i modelit zgjedhor prej gjashtë në një njësi zgjedhore ishte kërkesë e partive më të vogla, që tanimë ka gjetur edhe përkrahjen e kryeministrin Dimitar Kovaçevski, duke e vënë për prioritet në programit të tij qeverisës.
VMRO – DPMNE është shprehur për ndryshimet por duke i kushtëzuar ato me zgjedhjet të parakohshme. Partitë shqiptare në qeveri ende nuk janë prononcuar për këtë inicijativë të fundit, ndërkaq nga Aleanca për Shqiptarët janë shprehur për lista të hapura por me 8 njësi zgjedhore. (Meral Ismaili, TVM2)
