Turizmi në Strugë dhe Ohër, shkaku pandemisë më pak turistë të jashtëm
Pas një pauze dyvjeçare...

Pas një pauze dyvjeçare, në tregun maqedonas është rikthyer turoperatori holandez Corendon, përmes të cilit në bashkëpunim me partnerët maqedonas pritet të mbërrijnë në qendrat turistike rreth dhjetë mijë turistë.
Sipas njoftimeve kjo do te ndodh nga muaji maji deri në tetor, që do të thotë se numri i tyre do të përgjysmohet krahasuar me 2019 që konsiderohet viti më i suksesshëm për turizmin në vend.
Për tu kthyer në nivelin parapandemik të sektorit të turizmit, pritet që shteti dhe institucionet kompetente ta marrin shumë më seriozisht këtë dramë ekonomike dhe të punojnë së bashku me sektorin privat,shoqata dhe odat ekonomike.
“Të ndihmojë sektorin të kontaktojë operatorët e huaj dhe vendas dhe t'i ndihmojë ata me projekte të drejtpërdrejta dhe të hapura”.
Këtë vit do të ketë mysafirë nga Polonia, Turqia dhe vende të tjera, por numri i tyre do të reduktohet ndjeshëm sepse operatorët turistikë do të jenë të kujdesshëm. (Gyltene Sinani, TVM2)
