Tërmet në Japoni me magnitudë 6,6 ballë, 10 persona të lënduar

22.01.2022 18:44

Një tërmet me magnitudë 6.6 ballë....

Një tërmet me magnitudë 6.6 ballë të shkallës Rihter tronditi Japoninë jugperëndimore dhe perëndimore, duke lënduar më shumë se 10 persona.

Tërmeti nuk shkaktoi cunami. Epiqendra e tërmetit u raportua nën fundin e Oqeanit Paqësor, megjithatë, nuk u dha alarm për cunami.

Në disa lokacione në vend janë raportuar çarje në tubacionet e ujit dhe ka ndërprerje të energjisë elektrike.