Shqipëri, 2230 të infektuar dhe 5 viktima nga “Covid19” në 24 orë
Pesë viktima dhe 2.230 persona të infektuar me Covid-19....

Pesë viktima dhe 2.230 persona të infektuar me Covid-19 u shënuan në 24 orët e fundit në Shqipëri, nga 6.598 testime.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë 24,436 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 146 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar.
Po ashtu, 1,894 qytetarë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 218,679 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarëve që të vaksinohen sa më parë, me qëllim mbrojtjen e vetes dhe shëndetin e të tjerëve.
Ajo thotë se çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit.
Ministria thotë se vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.
