“Covid-19”, 16 viktima, 1.913 raste të reja në 24 orë

22.01.2022 21:48

Janë regjistruar 16 viktima nga Covid....

Janë regjistruar 16  viktima nga Covid në vend në 24 orët e fundit Ndërkaq, nga MSh njoftojnë se 5 pacientë të tjerë që kanë ndërruar jetë në periudhën prej 6 janar  2022,  deri me19 janar 2022 janë regjistruar në raportin e sotëm për Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 7.219 teste të kryera janë regjistruar 1.913 raste të reja me virusin korona, 888 raste janë regjistruar vetëm në Shkup, shifra treshifore te infektimeve ka edhe ne Manastir 148 dhe Kavadar, 111.

Ndërkohë janë regjistruar edhe 1.353 pacientë të shëruar. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 254.857 raste, prej të cilëve 226.409 janë shëruar, kurse 8.198 kanë ndërruar jetë.

Vendi aktualisht numëron 20.250 raste aktive me koronavirus.