Jemi në pikun e valës së llojit omikron Sars Cov-2, në pranverë parashihet ulja e infektimeve
Është rritur dukshëm numri i personave të infektuar....

Është rritur dukshëm numri i personave të infektuar me llojin omicron të virusit korona. Në bazë të të dhënave nga ministria e shëndëtëise konkludojmë se është arritë piku i valës me infeksionin omicron thotë mjeku Rijad Ajro.
Ai njëherit potencon se bëhet fjalë për variant të virusit që shumë më shpejt përhapet dhe përcohet tek popullata sesa variantet e kaluara.
Ajro thotë se kjo valë e virusit mund të zgjasë përafërsisht deri në pranverë.
“Për momentin me numrat aktual nga Ministria e Shëndetësisë mund të konkludojmë që kemi arritë pikun e valës me infeksionin Omikron varianti i virusit sars cov 2. Sa do të zgjasë kjo valë prej të dhënave që mund t’i parashikojmë duke e ditë se bëhet fjalë për një variant të virusit i cili shumë më shpejt përhapet përcohet kontaizitetin e ka më të lartë sesa variantet e kaluara dhe duke u nis prej faktit që imuniteti i fituar paraprak ose me tejkalim të sëmundjes ose me vaksinim mbron shum pak nga infeksioni me këtë variantë, mund të presim që kjo valë të zgjasë përafërsisht deri kah pranvera” – tha mjeku i përgjithshëm, Rijad Ajro.
Numri i pacientëve është rritur edhe shkaku i kohës së ftohtë dhe se viruset korona janë viruse respiratore dhe përhapen më shumë gjatë periudhës së dimrit. Mjekët rekomandojnë për kujdes të shtuar në këtë periudhë, sepse ende nuk dihet që ky variant është më i lehtë sesa ato paraprakë, për evitimin e përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.
“Koronaviruset janë viruse respiratore të cilët më lehtë përçohen gjatë periudhave të ftohta se njerëzit më shumë rrijnë nëpër hapësira të mbyllura dhe për këtë varianti i fundit është shkruar percepcion se është formë më e lehtë e sëmundjes së ‘Covid-19’ që nuk do ta kishin interpretuar bash kështu se nuk e dijmë saktësisht se a bëhet fjalë për patogjenitet të ulët dhe virolencë të ulët të vet variantës ‘Omicron’, apo bëhet fjalë për simptomatologji më të lehtë të sëmundjes, që i përshkruhet faktit se gati 70 përqind e popullatës janë të imunizuar ose me vaksina ose me kalim paraprak të sëmundjes covid-19, d.m.th është herët të konkludojmë që varianti ‘Omicron’ është i lehtë prej të cilit nuk duhet të frikësohemi” – u shpreh Ajro.
Mjeku Rijad Ajro apelon popullatën që të vaksinohen sidomos personat e moshuar dhe ato me sëmundje kronike dhe të ruhen sa më shumë duke i respektuar masat, sepse imuniteti vaksinal dhe ai nga tejkalimi i sëmundjes nuk mbron shumë nga reinfeksioni.
Personat e imunizuar me tre doza kanë imunitet më të lartë nga format e rënda të sëmundjes të shkaktuara nga variant omicron.
Vaksinat të mbrojnë përafërsisht rreth 90 përqind nga përfundimi fatal prej variantit omicron, thotë mjeku përgjithshëm Rijad Ajro. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)
