SASH për shtyerjen e gjysmëvejtorit të dytë, vendim i arsyeshëm për mbrotje të shëndetit
Shtyrja e fillimit të gjysëmvjetorit të dytë....

Shtyrja e fillimit të gjysëmvjetorit të dytë është vendim i arsyeshëm konsiderojnë nga Shoqata e Arsimtarëve shqiptar të Kumanovës. Kryetari i saj Samet Jahiu, vlerëson se shifrat e të infektuarve nga kovid 19 po rriten andaj mbrotja e shëndetit kolektiv është parësore.
Sa i përket realizimit të planprogramit arsimtarët do të mundohen maksimalisht që nxënësit ti përvetësojnë njësitë mësimore. Kjo gjendje sipas tij mund të reflekton negativisht te nxënësit, por secili arsimtar do të jep maksimumin për realizimin e suksesshëm të procesit arsimor.
“Ndoshta do të ketë pasoja por më mirë se ni arsimtar do të mundohemi më tepër pas gjysëmvjetorit të parë sesa të rritet numri i të infektuarve. Sa i përket realizimit të planprogramit neve edhe vitin e kaluar arritëm ta realizojmë edhe pse me një muaj vonesë filloi procesi edukativo arsimor. Çdo arsimtar i di planprogramet e veta dhe mund të realizohet procesi edukativo arsimor. Sa i përket asaj se a do të refelktoj negatovisht normal se do të refelektojë negativisht te nxënësit , mirëpo sidoqoftë planprogrami mund të realizohet” – tha Samet Jahiu nga Shoqata e Arsimtarëve shqiptar- Kumanovë.
Pas një shkurtit preferohet mësimi me prani fizike sepse ka shum përparësi në krahasim me të mësuari online thonë nga kjo shoqatë.
“Ne si shoqatë gjithmonë kemi qenë kundër zhvillimit të procesit mësimor online sepse prezenca fizike nuk e zëvendëson asnjë mënyrë të zhvillimit të procesit arsimor prandja ne jemi kategorikisht kundër mësimit online” – u shpreh Jahiu.
Epidemiologët për shtyerjen e vitit shkollor, MASH ka marrë vendim të duhur
Edhe epidemiologët vlerësojnë se shtyrja e gjysmëvjetorit është vendim i duhur për shkak të perhapjes shumë tëshpejtë të virusit omikron.
“Ditët në vijim besojmë se do të kemi rritje të numrit të të infektuarve për atë vendim që ka marrë Mash e arsyetojmë edhe ne si epidemiolog sepse nuk do të kemi grupime të reja dhe sa të mundet të kemi më pak infektime sepse omikroni përhapet më shpejt andaj është vendim i mir shtyerja konsiderojmë ne si epidemiolog” – tha epidemiologja, Lulzime Bajrami.
Mash dorëzoi edhe shkresë deri te shkollat fillore dhe të mesme që edhe arsimtarët të mos shkojnë në punë me qëllim që të ulen edhe harxhimet e energjisë elektrike në objektet shkollore. (Flutura Latifi, TVM2)
