Mjekët, “Omikron” po përhapet shpejtë
Lloji "Omikron" i virusit korona po përhapet shpejt....

Lloji "Omikron" i virusit korona po përhapet shpejt, madje po regjistrohet numër i lartë edhe i të reinfektuarve. Numri i të infektuarve dyshohet të jetë shum më i lartë nga shifrat zyrtare, pasi shum qytetar nuk paraqiten në mjek, vendosin të testohen dhe mjekohen vet, për të shmangur izolimin.
Të infektuarit me omikron kryesisht ankohen për probleme në organet respiratore dhe temperaturë të lartë. Njëherit mjekët thonë se rastet me probleme serioze shëndetësore janë të prekur me llojin Delta.
“Zakonisht fillon me temperaturë të lartë, pavarësisht llojit, temperatura zgjat 3 apo 4 ditë me tendencë të rënies, me kokë dhëmbje dhe dhimbje të muskujve, gjoksit, shpinës dhe plogështi. Omikroni zakonisht është me simtomatoligji respirative, ndërsa nëse është Delta ka vazhdim të temperaturës, nuk ka zbutje të simptomeve, përkundrazi ka përkeqësim” – tha Marina Sotirovska, mjeke nga Ndihma e shpejtë.
Mjekët: Shifrat janë më të larta se ato zyrtare
Mjekët njëherit apelojnë te qytetarët e sidomos tek të rinjët që të shmangin ambientet e mbyllura dhe të mbajnë maska.
“Të mos shlirohemi, ti ndjekim protokolet, të shmangim grupimet, ti mbajmë maskat në çdo ambient të mbyllur. Të rinjët mendojnë se do të kalojnë më lehtë, se bëhet fjalë për grip e kështu me rradhë, normalisht mosha dhe vitet nuk u mundësojnë të mendojnë më thellë, por për të moshuarit kjo paraqet rrezik më të madh, prandaj duhet kujdes më i madh” – u shpreh Sotirovska.
Të hënën shtabi i krizës do të shqyrtojë propozimin e komisionit për Sëmundje Infektive për shkurtimin e karantinës nga 10 në 7 ditë, ndërsa vendimin përfundimtarë do ta merr Qeveria. (Gyltene Sinani, TVM2)
