Komuna e Tetovës dhe NPK – Tetovë pastrojnë rrugët pas ankesave të qytetarëve

23.01.2022 16:06

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami....

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, bashkë me drejtorin e NPK Tetovë dhe punonjësit e saj kanë pastruar mbrëmë trotuaret nga bora dhe ngricat pas shumë ankesave që ka pasur nga qytetarët.

“Rrugët një herë janë të pastruara. Pas shumë ankesave nga qytetarët se ka ngrica nëpër tretuar puntorët kanë dalur natën që të bëjnë pastrimin edhe të trotuarve,të hëdhin krip dhe të jenë të kalueshme. Un dola të shohë si po ecë ky aksion dhe të falemndëroj puntorët e ndërmarrjes për punën angazhimin dhe kontributin e tyre” – tha Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

Kasami tha me tej se edhe rruget e Malësis po mirmbahen dhe sipas tij janë angazhauar e gjithë maqineria që është në dispozicion.

“Në pjesën e Malësis vazhdimisht ka edhe ramje të borës, ka edhe erëra që e bartin borën por ne intervenojmë, në bazë të kërkesave të qytetarëve. Si informat që kamë edhe unë, që ndërmarrja me gjithë mekanizmin që ka në dispozicion, në mënyrë adekuate intervenon dhe në kohë në bazë të kushteve të dimrit po bënë edhe pastrimin e borës” – u shpreh Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

Përndryshe me marrjen e postit, Kasami anuloj kontratën e ish udhëheqjes paraprake që kishtë nënëshkruar me një kompani për mirëmbantjen e rrugëve gjatë dimrit dhe e obligoi NPK Tetova që e njejta të punoj me qëllim që të shkurtohen shpenzimet e komunës. (Visar Sadiki, TVM2)