LSDM: Pecakovi të përgjigjet për mosrrespektim të protokoleve shëndetësore
LSDM akuzon Kryetarin e Ohrit, Kiril Pecakov....

LSDM akuzon Kryetarin e Ohrit, Kiril Pecakov, se në pritje të rezultateve të testit për koronavirus, në vend që të izolohej, me vetëdije mori pjesë në një manifestim publik, në kremtimin e festës ortodokse Uji i Bekuar.
Kjo sipas LSDM-së është sjellje e papërgjegjshme, e papjekur dhe e rrezikshme e Pecakovit, i cili gjatë një pandemie me vetëdije rrezikon shëndetin publik.
Pecakovi për disa ditë me radhë, në vend që të marrë përgjegjësi morale dhe personale, kërkon justifikime dhe përdor manipulime, vetëm për të mbuluar papërgjegjshmërinë e tij. Institucionet kompetente duhet ta zbardhin plotësisht rastin dhe të veprojnë në përputhje me ligjet dhe Pecakovi të mbajë përgjegjësi për veprimet e tij, thonë nga LSDM
“Sjellja e kryetarit të VMRO-DPMNE-së Kiril Pecakov është skandaloze dhe tejet e papërgjegjshme. Kryetari i Ohrit, në vend që të izolohej siç i thanë, në pritje të rezultatit të testit për Kovid 19, u shfaq në mesin e banorëve të Ohrit për Epifaninë dhe i vuri në rrezik të gjithë të pranishmit. Pa maskë dhe pa respektim të protokolleve, Peçakovi shtrëngoi duart me qytetarët, anëtarët e partisë dhe ambasadorët” – tha zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska.
VMRO DPMNE: Komuna e Gazi Babës ti rishikojë kontratat e ndriçimit nga ish kryetari Georgievski
Ndërkohë VMRO – DPMNE akuzon ish kryetarin e Komunës së Gazi Babës, Boris Georgievskin se vetëm për gjashtë muaj ka nënshkruar kontrata për ndriçim rrugor në vlerë prej 2 milionë eurosh.
“Për vetëm gjashtë muaj në periudhën nga maji deri në tetor 2021, Boris Georgrievski si kryetar i komunës së Gazi Babës ka nënshkruar kontrata për ndriçim rrugor në vlerë prej 2 milionë eurosh. Në këto marrëveshje ka disa veprime simptomatike që duhet të shqyrtohen nga pushteti komunal dhe për këtë jemi këtu para komunës për t'i bërë thirrje që ta bëjnë këtë” – u shpreh Dimçe Arsovski nga VMRO-DPMNE.
Nga VMRO – DPMNE edhe një herë t'i bëjnë thirrje Komunës së Gazi Babës por edhe institucioneve që t'i shqyrtojnë këto marrëveshje që të konstatohet nëse gjendja aktuale në terren përputhet me procesverbalin e ofruar nga kontraktori dhe mbikëqyrja në komunë.
