VMRO do zgjedhje pa qeveri teknike, LSDM: S’ka zgjedhje të parakohëshme

23.01.2022 16:21

VMRO DPMNE, gjatë të hënës, pritet të dorëzojë në Kuvendin e Republikës....

VMRO DPMNE, gjatë të hënës, pritet të dorëzojë në Kuvendin e Republikës pr/ligjin për ndryshimin e Ligjit për Qeveri. Kreu i opozitës maqedonase, Hristijan Mickovski, është deklaruar se është kundër qeverisë teknike 100 ditë para zgjedhjeve, pasi sipas tij është dëshmuar si jofunksionale.

Nisma është në sinkron me kërkesën e opozitës maqedonase për zgjedhje të parakohëshme parlamentare. Ndërkaq, në vafor të zgjedhjeve VMRO është ofruar që të përkrah edhe kërkesën e partive më të vogla për ndryshimin e Kodit Zgjedhor që Maqedonia e Veriut të jetë një njësi zgjedhore.

Mirëpo, LSDM në pushtet thotë se zgjedhje të parakohëshme parlamentare s’do të ketë ndërkaq rikujton partitë e vogla dhe opinionin se ishte pikërisht VMRO DPMNE ajo që pamundësoi krijimin e një njësie zgjedhore.

“Ajo është partia, e cila në periudhën e kaluar bllokoi pr/ndryshimet në Kodin Zgjedhor, sa i përket një njësie zgjedhore, me rreth 3000 amendamente. Ndërkaq, këto ditë shohim se ajo është partia e cila me kërcëime dhe shantazhe përpieqet të bëjë presione mbi partitë më të vogla që janë në koalicion me LSDM-në. LSDM edhe një herë konfirmon se është kundër zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare.” – tha tha zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska.

Sipas LSDM-së, VMRO DPMNE e ka të nevojshme të rikthehet në pushtetin qëndror për të përkrahur kryetarët e komunave nga rradhët e saj, të cilët sipas LSDM po dështojnë në plotësimin e nevojave të qytetarëve.

VMRO: Kovaçevski s’ka përkrahjen e qytetarëve

Mirëpo VMRO DPMNE konsideron se LSDM ka frikë nga zgjedhjet e parakohëshme parlamentare pasi është  e sigurtë se do t’I humbas ato.

“Piuni Kovaçevski është i frikësuar nga zgjedhjet pasi rejtingu i tij personal është rreth katër herë më i ulët se rejtingu i kryetarit Mickovski. Përkatësisht 17.7% e qytetarëve e përkrahin kryetarin Mickovski dhe vetëm 5.5% për Koveçevskin. Është e qartë frika në LSDM, por ata duhet kuptojnë se e ardhmja e shtetit nuk duhet të jetë peng i dëshirës së tyre për pushtet.” – thuhet në kumtesën e VMRO DPMNE-së. (Shpëtim Nuredini, TVM2)