Kosovë, një viktimë dhe 2957 raste të reja me “Covid 19”
23.01.2022 17:43
Në Kosovë është regjistruar një viktimë dhe 2,957 raste të reja....

Në Kosovë është regjistruar një viktimë dhe 2,957 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit.
Rastet e reja dalin pas testimit të 11,913 mostrave. Nga kjo shifër del se 24.82 për qind e të testuarve kanë rezultuar pozitivë me sëmundjen COVID-19.
Në raportin e Ministrisë së Shëndetësisë, që i referohet të dhënave të 24 orëve paraprake, bëhet e ditur se janë shëruar edhe 458 persona. Ndërkaq, raste aktive me koronavirus aktualisht janë 17,743.
Në Kosovë, të gjithë personat mbi 12 vjeç mund të vaksinohen kundër koronavirusit.
Ndërkaq, personat mbi 18 vjeç, që janë imunizuar me dy doza para tre muajsh, mund të marrin edhe dozën përforcuese apo atë të tretë.
