E diela e tretë jo pune, inspektorët në terren nëse respektohet ligji

23.01.2022 18:38

Kjo është e diela e tretë....

Kjo është e diela e tretë prej kur kanë hyrë në fuqi ndryshimet ligjore që e shpallin të dielën ditë jo pune. Zbatimi i ligjit në terren po kontrollohet nga inspektorët e punës.

Nga 31 kontrolle në tërë vendin është shqiptuar vetëm një ndalesë për kryerjen e veprimtarisë dhe 5 vërejtje për shkelje të ligjit.

Në kryeqendër janë kontrolluar 8 objekte prej të cilave 4 bastore, tre markete dhe një furrë buke.

“Janë kryer kontrolle në bastore të cilat sipas ligjit për lojrat e fatit dhe lojrat argëtuese kanë të drejtë pune 24 orë për çdo dit përfshirë edhe të dielën”.

Nga lidhja e Sindikatave kanë paraqitur 70 parashtresa te inspektorati, pikërisht për veprimtaritë që nuk janë përfshirë me ligjin e tregtisë dhe marrdhënie pune.

“Punën e rregullojnë me njëfar mendimi të dhënë nga Ministria e Punës dhe politikës sociale dhe ministria e ekonomisë. Kjo është e pa tolerueshme për ne si sindikat sepse mendimi i ndonjë ministrie nuk mundet ta dirigjoj ligjin për marrdhënie pune”.

Puna e punëtorëve duhet të respektohet dhe vlerësohet. Ky ligj ka efekt pozitiv ndaj ekonomisë, i stimulon punëtorët dhe pozitivisht ndikon në produktivitetin.

“Puna e punëtorëve duhet të vlerësohet dhe  të respektohet ashtu siç duhet. Ky ligj ka një efekt shumë pozitiv në ekonomi, ai i stimulon punëtorët dhe ndikon në mënyrë pozitive në produktivitetin e tyre që është në interes të vetë kompanive. Ligji e diela ditë jopune do të jap rezultate të shkëlqyera në rritjen e prodhimtarisë së kompanive dhe avancimit të ekonomisë” – u shpreh Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski.

Ligji parasheh që e diela të jetë ditë jo pune për 92% të punëtorëve. Për veprimtaritë e domosdoshme punëtorët duhet të marrin mëditje shtesë prej 50% për punën gjatë të dielës dhe një ditë të lirë.

Kryeministri Kovaçevski ka vizituar një fabrikë në Bunarxhik cila ka leje për punë të dielave. (Gyltene Sinani, TVM2)