LSDM: përmendore për “vdekjen e demokracisë parlamentare”
Opozita maqedonase ka dalë në rrugë sot para parlamentit, jo për t’u kthyer në të, por për të shënuar atë që e quan si “e hëna e zezë e vitit 2012”...

Opozita maqedonase ka dalë në rrugë sot para parlamentit, jo për t’u kthyer në të, por për të shënuar atë që e quan si “e hëna e zezë e vitit 2012”, më saktë “ditën e vdekjes së demokracisë parlamentare”.
LSDM-ja dhe partnerët e saj, vendosën para godinës së parlamentit një përmendore përkujtimore për të simbolizuar dhunën në seancën kur deputetët u nxorën me forcë nga salla e kuvendit dy vite më parë.
“Do t’i japim fund synimit të pushtetit të vijojë me qërimin e hesapeve përfundimtare , me lirinë e shprehjes, me demokracinë dhe zgjedhjen e lirë të qytetarëve. Askush të mos dyshojë se LSDM-ja dhe opozita do ta lejojnë shkatërrimin e Maqedonisë. Kjo marrëzi duhet të marrë fund”- deklaroi me këtë rast kryetar i LSDM-së, Zoran Zaev.
