Shqipëri, 8 viktima dhe 1658 raste të reja me “Covid19”
Në Shqipëri 8 pacientë kanë humbur jetën...

Në Shqipëri 8 pacientë kanë humbur jetën nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit.
Gjithashtu janë kryer 5,367 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1,658 qytetarë, janë 24,081 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Janë shëruar 2005 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 220,684 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.
Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.
