“Covid-19”, 15 viktima, 1424 raste të reja në 24 orë
23.01.2022 20:57
Janë regjistruar 15 viktima nga "Covid 19"....

Janë regjistruar 15 viktima nga "Covid 19" në vend në 24 orët e fundit.
Nga Ministria e Shëndetësisë ndërkohë njoftojnë se 5 pacientë të tjerë që kanë ndërruar jetë në periudhën prej 4 janar deri 20 janar janë regjistruar në raportin e të dielës për Covid-19.
Gjatë 24 orëve të fundit nga 5.604 teste të kryera janë regjistruar 1.424 raste të reja me virusin korona, 790 raste janë regjistruar vetëm në Shkup.
Nderkohë janë regjistruar edhe 1.083 pacientë të shëruar.
Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 256.281 raste, prej të cilëve 227.492 janë shëruar, kurse 8.218 kanë ndërruar jetë.
Vendi aktualisht numëron 20.571 raste aktive me koronavirus.
