Zjarri në fabrikën “Zhito Bitola” në Manastir lokalizohet dhe vihet nën kontrollë
Është lokalizuar dhe vënë nën kontroll zjarri....

Është lokalizuar dhe vënë nën kontroll zjarri i cili ka rënë pasditen e sotme në zonën e fabrikës Zhito Bitola në Manastir.
Nuk ka rrezik të përhapet, por është e vështirë për ta shuar, ndaj zjarrfikësit do të qëndrojnë në terren gjatë gjithë natës.
Nga njësia e Manastirit janë angazhuar të 27 zjarrfikësit, ndërsa në ndihmë ka mbërritur edhe një veturë zjarrfikëse e REK- Manastir.
Nga njësiti kundër zjarrit thonë se zjarri është shuar me shumë kujdes, pasi është një objekt shumë i rrezikshëm pasi dyshemeja është me dërrasa të lyera me vaj, të cilat i kanë mbrojtur nga krimbat.
Ekziston rreziku që në rast të hyrjes së zjarrfikësve, e gjithë godina të shembet.
Për momentin, kapanonet që janë ngjitur dhe që janë plot me drithëra janë të ruajtura. Dyshohet se zjarri ka nisur nga çatia, e cila tashmë është djegur plotësisht. Objekti është i vjetër 120 vjet. Zjarri është raportuar në orën 17:20 dhe dëshmitarët okularë thonë se objekti ku ndodhej pjesa administrative ka marrë flakë dhe aty ka qenë një depo me miell.
Zjarrfikësit do të qëndrojnë gjatë natës. Kryetari i Komunës së Manastirit, Toni Konjanovski, i cili ka qenë në vendin e ngjarjes, tha se në momentin kur ka rënë zjarri në fabrikë kanë qenë dy punëtorë, të cilët janë evakuuar me kohë.
