Maqedoni

Parashikimi i motit

24.01.2022 09:05

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh duke sjellë mot me diell...

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh duke sjellë mot me diell por shumë të ftohtë dhe me erë të përforcuar nga drejtimi verior. Në pjesët malore përkohësisht do të ketë reshje bore. 
 
Temperaturat minimale do të lëvizin prej – 12°C deri në -4°C, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej -5°C deri në 3°C.
 
Në Shkup mot i ndryshueshëm me periudha të diellit dhe me erë mesatare deri në të përforcuar. Temperatura minimale do të bie deri në -7°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 0°C.
 
Në ditët në vijim periudha e motit të ftohtë do të vazhdon  dho do jetë e shoqëruar me erë të përforcuar veriore. Deri të mërkurën temperaturat e mëngjesit do të jenë shumë të ulëta dhe në disa vende do të bien deri në -10°C, ndërsa temperaturat e ditës nga mesi i javës do të jenë në rritje. Për shkak të temperaturave të ulëta do të ketë paraqitje të ngricës.