Maqedoni
Shkup, sanksionohen 155 shoferë, 34 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar
24.01.2022 09:26
Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në trafik...

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në trafik ku vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 155 sanksione.
Tridhjet e katër sanksione janë shqiptuar për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, njëzet e tre sanksione për drejtimin e automjetit pa patentë shofer, gjashtëmbëdhjet sanksione për automjete me defekte teknike.
Poashtu janë shqiptuar edhe njëzet e tre gjoba për drejtimin e automjetit në gjendje të dehur, dy sanksione për përdorim të celularit gjatë vozitjes, gjashtë masa për mospërdorim të rripit të sigurimit, dhjet sanksione për shofer fillestar dhe katër sanksione për kalim të sinjalit të kuq të mbyllur.
Nga MPB njoftojnë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.
