Maqedoni
Delegacioni qeveritar i RMV-së në Bullgari, të martën seanca ndërqeveritare Shkup-Sofje
24.01.2022 10:15
Ekipi qeveritar i kryesuar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski sot niset për vizitë zyrtare në Sofje....

Ekipi qeveritar i kryesuar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski sot niset për vizitë zyrtare në Sofje ku nesër do të mbahet mbledhje e përbashkët e qeverive të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë.
Kovacevski dhe delegacioni qeveritar do të priten zyrtarisht nga kryeministri bullgar Kiril Petkov sot pasdite në orën 16:00 në sheshin “Shën Aleksandar Nevski”. Dy kryeministrat do të vendosin lule para “Përmendores së ushtarit të panjohur”. Mbledhja e përbashkët e qeverive të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut do të mbahet nesër në rezidencën “Bojana” me fjalim hyrës të kryeministrave Petkov dhe Kovaçevski.Është paraparë të nënshkruhen disa dokumente bilaterale, pas çka dy kryeministrat do të mbajnë konferencë për shtyp.
Mbledhja e përbashkët pason pas vizitës zyrtare javën e kaluar të kryeministrit bullgar Petkov në Shkup, kur u dakordua formimi i grupeve të punës nga të dyja anët të cilat duhet të punojnë intensivisht për tejkalimin e çështjeve të hapura përmes intensifikimit të bashkëpunimit mes dy vendeve.
