Botë
“Shteti Islamik” rrëzon avionin jordanez, peng piloti
24.12.2014 15:42
Një avion luftarak është rrëzuar në provincën siriane të Raqqa-s, një territor i kontrolluar nga militantët e “Shtetit Islamik”...

Edhe pse fillimisht rrethanat dhe identiteti i avionit ishin të paqarta, shumë shpejt aktivistët raportuan se avioni ishte i koalicionit të udhëhequr prej Shteteve të Bashkuara dhe është rrëzuar nga militantë të “Shtetit Islamik” në veri të Sirisë.
Avioni besohet të jetë nga Jordania, ndërkohë që fati i pilotit të tij është ende i paqartë, pavarësisht se mbështetës të “Shtetit Islamik” publikuan foto nëpër rrjete sociale, ku tregojnë një pjesëtar të forcave ajrore jordaneze të rrethuar nga njerëz të armatosur.
Jordania është një prej katër vendeve arabe që i janë bashkuar koalicionit, i cili po bombardon prej muajsh pozicionet e “Shtetit Islamik” në Siri e Irak, teksa vetë ajo ka nisur sulmet nga shtatori.
