Botë

OBSH: Europa shkon drejt fazës së fundit të pademisë

24.01.2022 12:40

Dy vite pas fillimit të pandemisë së virusit korona po shfaqen shpresat se i vie fundi pandemisë.....

Dy vite pas fillimit të pandemisë së virusit korona po shfaqen shpresat se i vie fundi pandemisë. OBSH vlerëson se korona nga një pandemi po zhvillohet si një infeksion endemik, që ashtu si një grip mund të shfaqet vazhdimisht dhe shpesh në një rajon të kufizuar ose në një pjesë të popullsisë. Sipas vlerësimit të OBSH-së deri në mars mund të jenë infektuar në mbarë Europën rreth 60 përqind e njerëzve me variantin omikron. Ky variant është mjaft ngjitës, por sipas njohurive të deritanishme, ecuria e sëmundjes është më e lehtë krahasuar me variantin e mëparshëm të virusit korona. Megjthatë Hans Kluge tërhoqi vëmendjen për të pasur kujdes edhe më tej për shkak të mutacioneve të reja të mundshme. 

“Është e besueshme, që Europa po shkon drejt një faze të fundit. Kur vala aktuale “Omicron” në Europë do të bjerë, do të ketë „për javë e muaj” një imunitet ndaj koronavirusit, ose falë vaksinimit ose sepse njerëzit për shkak të infektimit kanë fituar imunitet. Kësaj i shtohet edhe efekti favorizues i stinës.”, tha Hans Kluge. drejtor rajonal për Europën i OBSH-së.
 
Përveç problemeve shëndetësore pandemia u ka shkaktuar edhe probleme ekonomike shum vendeve. Pasojat e pandemisë i kanë kushtuar 350 miliardë euro ekonomisë gjermane në rendimentin e saj, ka konstatuar Instituti i Ekonomisë Gjermane. Sipas këtij institutivetëm në tre muajt e parë të vitit 2021 janë krijuar humbje të tjera në vlerë prej 50 miliardë eurosh. Varianti Omikron megjithatë jep shpresë, nëse sivjet hyjmë në fazë endemike, sërish mund të ketë hov në ekonomi, thonë ekspertët.
 
BELINDA KOKA ADEMI