Botë

Ukrainë, merren masa ndaj agresionit të mundshëm rus

24.01.2022 13:13

SHBA-të kanë urdhëruar të punësuarit e ambasadës amerikane në Kiev të largohen nga Ukraina për shkak të mundësisë së invazionit rus....

SHBA-të kanë urdhëruar të punësuarit e ambasadës amerikane në Kiev të largohen nga Ukraina për shkak të mundësisë së invazionit rus. Përveç personelit jo esencial të ambasadës, u është kërkuar edhe të gjith shtetasve amerikan ta lëshojnë Ukrainën. Edhe Britania e Madhe ka filluar largimin e personelit nga ambasad e sajë në Ukrainë. Por Brukseli tani për tani nuk po i ndjek hapat e Uashongtonit dhe Londrës. Shefi i diplomacisë evropjane Borel ka thënë se nuk dëshiron ti dramatizojë tensionet. 

“Nuk do ta bëjmë të njejtën sepse nuk dimë kurrfar arsyesh konkrete. Sekretari amerikan i shtetit Blinken do të na informojë për këtë. Të gjitha vendet anëtare të BE-së janë të bashkuara, dëshmojmë unitet për sutuatën në Ukrainë, me koordinim të fuqishëm me SHBA-të. Nuk ka probleme me asnjë vend anëtarë.”, tha Zhozep Borel, përfaqësues i politikës së jashtme të BE-së.
 
Edhe Kancelari gjerman Olaf Scholz deklaroi se aktiviteti ushtarak i Rusisë në kufirin lindor të Ukrainës përbën kërcënim për paqen dhe sigurinë evropiane. Stacionimi i 100 000 ushtarëve dhe një numri të madh të pajisjeve ushtarake në kufirin ukrainas nga Rusia nuk mund të injorohet. Nuk ka asnjë shpjegim logjik për këtë. Ky është kërcënim për paqen dhe sigurinë e Evropës, ka thënë kancelari i Gjermanisë.
 
Edhe shefi i NATO-s Stoltenberg vlerëson se egziston rrezik për konflikt të ri në Evropë. Ndërsa NATO ka njoftuar se po vendos forcat në gatishmëri dhe po përforcon Evropën Lindore me më shumë anije dhe avionë luftarakë në përgjigje të ngritjes ushtarake të Rusisë në kufijtë e Ukrainës. NATO do të vazhdojë të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur dhe mbrojtur të gjithë aleatët, duke përfshirë edhe përforcimin e pjesës lindore të aleancës ka thënë Stoltenberg.
 
Por Rusia vazhdon të mohojë se po përgadit infazion ushtarak në Ukrainë. Ndërkohë Ukraina shpreh vendosmërinë e sajë për tu bërë anëtare e BE-së dhe NATO-s. Autoritetet në Ukrainë kanë thënës e përcaktimin e kanë shprehur para 8 vitesh, që është edhe arsyeja e kërkcnimit rus. 
 
GAZMEND REXHEPI