Ekonomi

KRRE rritë çmimet e derivateve të Naftës

24.01.2022 13:57

Komisioni Rregullator i Energjetikës, në seancën e mbajtur sot miratoi vendim për përcaktimin e çmimeve më të larta...

Komisioni Rregullator i Energjetikës, në seancën e mbajtur sot miratoi vendim për përcaktimin e çmimeve më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të transportit.

Sipas këti vendimi Çmimet e Eurosuper BS-95, Eurosuper BS-98, Eurodizelit dhe Vajit Ekstra të lehtë do të shtrenjtohen për 2 denarë përkatësisht. Benzina ЕUROSUPER BS -95 do të shitet 78,50 denarë për litër. Benzina ЕUROSUPER BS – 98 do të shitet për 80,50 denarë për liter. Nafta ЕURODIZEL BS – 71 denarë për liter. Vaj për djegie – ЕKSTRA I LEHTË  71 denarë për liter dhe Mazuti do të shitet 44,23 denarë kilogrami.