Maqedoni
Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit: Korrupsioni në arsim egziston, nuk sansionohet
24.01.2022 14:55
Korrupsion në sferën e arsimit ekziston. Këtë e tregojnë parashtresat që arrinë deri te Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit....

Korrupsion në sferën e arsimit ekziston. Këtë e tregojnë parashtresat që arrinë deri te Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit. Nga kërkimi i parave për kryerje të shërbimeve deri te shërbimet seksuale, blerje të librave autor të të cilave janë profesorët deri te emërimi i kuadrove partiak si profesor.
“Korrupsioni në sferën e arsimit shum pak është trajtuar në raportet relevante për korrupsion edhe pse ky sektor shpeshë herë potencohet nga qytetarët në anketat për perceptimin e tyre dhe përvojat për korrupsionin. Poashtu në kuadër të MASH it nuk bëhet vlerësimi për rrizikun nga korupcionit dhe i njejti nuk përmendet në dokumetet strategjike në këtë sektor.”, tha Biljana Ivanova, kryetare e Komisionit Shtetërër për Parandalimin e Korrupsionit.
Profesorët univesitar paralajmërojnë se blerja e provimeve është vepër penale dhe çdo profesor që do ta bëjë këtë duhet të përgjigjet penalisht.
“Duhet të punojmë për formimin e një sistemi që do të zvogëlojë korrusionin dhe klientelizmin në arsimin sipëror. Tani kemi variant joprodukltive, harxhohen para publike dhe asesi nuk po prodhohet cilësi.”, tha Marijan Bojaxhiev nga Kolegji Amerikan.
Studentët nuk guxojnë të paraqesin korrupsionin, për arsye se konsiderojnë se do tu hakmirren profesorët që i kanë paraqitur thonë nga Forumi rinor arsimor.
“Për asrye se studentët e dine se një profesor I caktuar është shoku i profesorit tjetër në Komision dhe përfundimisht asgjë nuk do të ndërrmiret. Kjo I dekurajon studentët që të fillojnë procedurën dhe ta paraqesin korrupsionin.”, tha Petar Barallakovski nga Forumi Rinor Arsimor.
Kjo është e papranueshme thonë profesorët nga Univesiteti Shën Qirili dhe Metodi.
“Nuk mund ët ketë arsyetim se student i juridikut nuk guxon të paraqes korrupsionin, ndërsa nesër do të bëhet gjykatës apo prokuror.”, tha Gordan Kallajxhiev nga fakulteti juridik.
“Format e ashtuqujatura suptile të korrupsionit nuk duhet ti kërkojmë vetëm në instituconet e arsimit të lartë kur flasim për korrupsion në arsimin e lartë por duhet ti kërkojmë edhe në institucionet shtetërore MASH, këshillat për akreditim për cilësi që të jemi të sigurt sepse nga aty fillon ky fenomen.”, tha Ana Daneva nga fakulteti juridik.
Sipas profesorëve mungesa e dënimeve është gjeneratori më i madh i korrupsionit.
FLUTURA LATIFI
