Maqedoni
Marrëveshja e Përzhinës, VMRO kërkon sh’fuqizimin e qeverisë teknike
24.01.2022 15:22
VMRO – DPMNE me një inicijativë të dorëzuar në kuvend kërkon që të sh’fuqizohet vendimi për qeveri teknike....

VMRO – DPMNE me një inicijativë të dorëzuar në kuvend kërkon që të sh’fuqizohet vendimi për qeveri teknike i dalë nga bisedimet e Përzhinës dhe menjëherë të shpallen zgjedhjet e parakohshme. Sipas kordinatorit të VMRO – DPMNE-së Nikolla Micevski kërkohet që të fshihen dispozitat që parashikojnë 100 ditë qeveri teknike para zgjedhjeve, dhe vendimi të merret me procedurë të përshpejtuar.
“Në këtë periudhë kur kemi krizën energjetike dhe në vend po mbretëron kaos i përgjithshëm, Maqedonia nuk mund të humbasë asnjë ditë, e jo më 100 ditë qeveri teknike e cila s’do zgjidh asnjë nga problemet e qytetarëve. Andaj kërkojmë që ky propozim I përgjithshëm të vehet në rend dite në seancën e 61-të, e që duhet të mbahet të mërkurën.”, tha Nikolla Micevski nga VMRO – DPMNE.
Lëvizja Besa, pro shfuqizimit të qeverisë teknike
Edhe nga Lëvizja BESA thonë se janë për heqjen e qeverisë teknike, dhe kërkojnë zgjedhjet e parakohshme sa më shpejtë.
“Iniciativa për ndryshimin e ligjit për qeverinë, respektivisht heqjen e qeverisë teknike si një hap para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, është shumë e qëlluar dhe do të ketë përkrahjen e deputetëve të Lëvizjes BESA.”, thonë nga kjo parti.
Mitrevski: Kontestojmë propozimin me kushtëzime
Nga LSDM u kundërpërgjigjën se është mirë që VMRO pranon se në vend ka institucione që mund të realizojnë zgjedhje fer dhe demokratike, për dallim nga koha e qeverisje së tyre kur shteti ishte I kapur dhe nevojitej Marrëveshja e Përzhinës. Socialdemikratët konsiderojnë se ndryshimet s’duhet kushtëzuar me zgjedhje.
“Kontestojmë mënyrën e propozimit të këtij vendimi me kushtëzime për zgjedhje të parakohshme. Për heqjen e qeverisë teknike nevojitet pajtueshmëri nga gjitha partitë politike, e jo vetëm nga një parti. Zgjedhje të parakohshme s’do ketë, pos zgjedhjeve të rregullta në vitin 2024. Deri atëherë, ka kohë që gjitha partitë të ulen dhe të gjejnë marrëveshje të përbashkët.”, tha Jovan Mitrevski nga LSDM.
Ademi: Për ndryshimet nevojitet konsenzus
Nga BDI thanë se nuk është mirë që të ketë propozime të njëanshme. Ata janë për ndryshime por me konsenzus.
“Është e palogjikshme që një vend anëtarë i NATO-s, një vend aspirant për në BE, që pritet të hap negociata me BE-në të ketë qeveri teknike për arsye të mos besimit ndaj institucioneve për realizim të një procesi zgjedhor. Zgjedhjet duhet të mbahen në vitin 2024, kemi ditë për të biseduar, diskutuar analizuar zgjidhjt më të mira ligjore dhe për të arritur një konsenzus.”, tha Arbër Ademi nga BDI.
Edhe Ademi konsideron se zgjedhjet paralmentare do të ketë në vitin 2024.
MERALE ISMAILI
